Modeli Y, prodhimi i ri i Tesla – Kur do të dalë në treg?

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, tha se Tesla do të zbulojë modelin Y në datën 14 Mars. Musk e bëri lajmërimin në një event në LA të Design Studio.

“Modeli Y, duke qenë një SUV, është rreth 10 për qind më i madh se Modeli 3, kështu që do të kushtojë rreth 10 për qind më shumë dhe do të ketë më pak sasi për të njëjtën bateri” -tha Musk në një tweet.

Gigafactory Shanghai, fabrika e bazuar në Kinën Lindore e cila prodhon bateritë litium jon dhe automjetet elektrike, synon të prodhojë makina Model 3 dhe Model Y, me kapacitet vjetor prej 250,000 automjete.

Më parë këtë javë Tesla ofroi një version 35,000 dollarë të Modelit 3 dhe tha se shitjet e saj globale do të bëheshin vetëm me anë të internetit, hapa këto, të dizajnuara për të rritur kërkesën dhe ulur shpenzimet e përgjithshme për krijuesit e automjeteve elektrike.

Burimi:Reuters

/SCAN

SHKARKO APP