Moderatori shqiptar i shpall luftë teknologjisë: Kam telefon Nokia 3310, jam i qetë dhe …

Me siguri shumë prej jus hi kanë harruar ditët, tanimë mund të themi relativisht të largëta, kur mjaftonte të karikonit nje herë në 4 a 5 ditë telefonin pasi bacteria e tij ishte gjithmonë full.

Apo ditët kur dërgimi i një mesazhi në tastierën klasike ku 3 a 4 shkronja ishin të grumbulluara në një tastë, për të mos folur për orët e gjata për të thyer rekordin e radhës në ‘’Snake Xenxia”.

Kujtim i hidhur ose jo, kjo ishte e shkuara e përbashkët e shumë përdoruesve të telefonave në vendin tonë derisa erdhën ata: telefonat e zgjuar, smartphone.

Teknologjia e mms-ve dhe Bluetooth i lanë vendin aplikacioneve si Instagram, Facebook, Viber etj.

Mirëpo ky nuk është rasti i moderatorit të ‘’Procesit Sportiv’’ Edi Manushi i cili ka vendosur të bojkotojë  teknologjinë smartphone dhe të mjaftohet me Nokia 3310-ën e famshme. I ftuar në studio-kuzhinën e ‘’Kush vjen për drekë’’, ai ka thënë se mjaftohet me telefonat, mesazhe dhe me e-mailet që dërgon në fund të natës.

Ai nuk ka asnjë llogari në rrjete sociale, nuk ka WhatsApp, Viber apo Snapchat, madje u shpreh se ihste i gëzuar për këtë gjë dhe për faktin që i duhej të karikonte telefonin vetëm një herë në 6 ditë. Të jetë e vërtetë vallë?

SHKARKO APP