NASA bën histori, dërgon avionin e parë drejt një planeti tjetër
NASA ka nisur helikopterin e parë drejt një planeti tjetër. Mjeti i vogël robotik rreth 1.8 kg ka kaluar me sukses provat kryesore dhe pritet të mbërrijë në Planetin e Kuq në shkurt të vitit 2021. Helikopteri i NASA-s do të udhëtojë nëpër 314 milion milje (505 milion kilometra) hapësirë ndërplanetare për të arritur në Mars.
NASA tha se helikopteri kanë si qëllim që të konfirmojnë nëse fluturimi në atmosferën e Marsit është i mundur dhe nëse mund të kontrollohet nga Toka me një distancë të madhe ndërplanetare. Helikopteri mbart gjithashtu një aparat fotografik të aftë për të siguruar imazhe me rezolucion të lartë në Planetin e Kuq, shkruan abcnews.al.
Helikopteri është nisur me roverin Mars 2020 në një raketë United Launch Alliance Atlas V nga Space Launch Complex 41 në Stacionin e Forcave Ajrore Cape Canaveral në Florida. Anija kozmetike Rover do të kryejë vlerësime gjeologjike, përcaktojë banueshmërinë e mjedisit si dhe do të kërkojë shenja të jetës antike të Marsit.