NASA: Jemi afër zbulimit të jetës jashtë tokësore

NASA është shumë afër të zbulimit të jetës jashtë planetit tonë. Të paktën kështu ka deklaruar drejtuesi i agjencisë hapësinore.

Agjencia është përfshirë në një mori projektesh që kërkojnë gjurmë të jetës diku tjetër në sistemin diellor.

Thuhet se jeta mund të jetë duke lulëzuar në planetë të ndryshëm në të gjithë universin. Por tashmë duket sikur dita kur ne do të zbulojmë se nuk jemi të vetmit në univers, është afër.

Së fundmi NASA i dha lamtumirën sondës të quajtur Opportunity, e cila kishte si mision eksplorimin e Marsit.

Gjithsesi, Jim Bridenstine u shpreh se agjencia do të vazhdojë të kërkojë për jetë në hapësirë. Madje, shtoi ai, nuk është shumë larg kur kjo jetë do të zbulohet.

Misionet e ardhshme pritet t’u lejojnë shkencëtarëve të mbledhin mostra nga sipërfaqja e planetit të kuq. Këto mostra pritet të dërgohen në Tokë me shpresën e gjetjes së “biogjurmëve” të lënë pas nga qeniet  e gjalla.

SHKARKO APP