NASA ndërton anijen kozmike për eksplorimin e asteroidit të ngjashëm me Tokën
NASA ka nisur punën për ndërtimin e një anije kozmike që do të dërgohet për të eksploruar një asteroid të quajtur “Psyche”. Sipas astronomoëve, asteroidi i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit është i ndryshëm nga shumica e asteroidëve me gurë apo të akullt, dhe në thelb mendohet të jetë i ngjashëm me Tokën.
Sipas tyre, në këtë mënyrë asteroidi mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si janë formuar planetët. Anija kozmike me të njëjtin emër, Psyche do të përdorë një magnetometër për të matur fushën magnetike të asteroidit.
Spektrometrat do të analizojnë neutronet dhe rrezet gama që vijnë nga sipërfaqja për të zbuluar elementët që përbëjnë asteroidin. Ndërtimi i anijes pritet të fillojë më shkurt të vitit 2021 dhe pritet të nisë misionin e saj në gusht të 2022.