NASA nis misionin e saj historik drejt Diellit

Sonda “Parker” u lëshua të dielën në mëngjes nga Cape Canaveral, në shtetin e Floridës. Objektivi i saj është udhëtimi drejt atmosferës së Diellit, duke u afruar më pranë tij se sa çdo mjet tjetër hapësinor.
Sonda ka përmasat e një makine të vogël, ka një peshë prej rreth 635 kilogramësh dhe do të arrijë një shpejtësi lëvizjeje deri në 692 mijë kilometra në orë, duke u bërë kështu mjeti kozmik më i shpejtë në histori.

SHKARKO APP