NASA pagoi 51 milionë dollarë për bizneset e vogla me ide madhështore
NASA lançoi grantin për bizneset e vegjël, duke u siguruar më shumë se 300 bizneseve një shumë prej 51 milonë dollarë në total një fond vendimtar në fazën fillestare. Projektet e fazës së parë morrën deri 125 000 dollarë për t’i ndimuar të sjellin teknologji të reja në market.
Programi për bizneset e vegjël i inovacionit dhe teknologjisë ndihmon sipërmarrësit dhe shpikësit në tranzicionin e punës të tyre nga laboratori në tregun komercial. Paratë janë në formë granti, jo një investim, dhe marrësit e fazës të parë kanë të drejtë për grante më të mëdha në fazën e dytë nese ato do të garantohen.
Përzgjedhjet e këtij viti përfshijnë dhjetëra disiplina dhe aplikohen në një gamë të gjerë të industrive. Disa nga projektet përfshijnë panele diellorë me fuqi e lartë, një sistem kontrollues te sofistikuar të trafikut për fluturimet urbane, një sistem të pastrimit të ujit për përdorim në Hënë dhe bateri të perparuara lithium-ion.
Ka dhe një çmim për një kompani që po prodhon një sterilizues kompakt për përdorim në materialet e anijeve hapësinore që mund të përdoret nga punonjësit e shendetësisë.
Duke ndjekur listën, kishte një numër të madh firmash që merreshin më kompjuterikën neuro-biologjike , çipat që i rezistojnë radiacionit dhe programe teknikë.
Burimi: Tech Chrunch
Përshtati: Koha Jonë