NASA publikon pamje dhe video nga Marsi

Një pamje e pabesueshme panoramike e dërguar nga sipërfaqja e planetit të kuq është krijuar duke përdorur imazhet e kapura nga sonda Mars Curiosity.
Pamjet tregojnë peizazhin e njërit prej planetëve më të afërt në galaktikën tonë, i cili është bërë shtëpi e pajisjeve jashtëtokësore të dërguara atje prej vitit 2012.
Kamera e vendosur në bordin e sondës ka kapur 16 pamje të ndara të sipërfaqes së planetit nga pika të ndryshme vërshimi, transmeton Gazeta Express.

Falë disa efekteve vizuale, pamjet e planetit të kuq janë bërë edhe më të mira për sy. NASA i lëshoi këto fotografi për publikun, të cilat u bënë më 25 tetor, 2017.

 

SHKARKO APP