NASA rikthen njeriun në Hënë

Agjencia hapësinore e SHBA po përgatit rikthimin e njeriut në Hënë për 10-vjeçarin e ardhshëm. “Do të duhen të dërgohen instrumente dhe teknologji në sipërfaqen e Hënës për të përgatitur hapat e reja te njeriut”, njoftoi dje ANSA.

Këto misione do të mundësojnë veprimet e para robotike në Hënë.  NASA tha se i ka besuar Steve Clarke rolin e zëvendësadministratorit për eksplorimet në divizionin e kërkimeve shkencore. Klarke hyri në NASA në vitin 2000 si përgjegjës i inxhinierisë robotike, pas një periudhe në Shtëpinë e Bardhë në Departamentin e Politikës Shkencore dhe Teknologjike.

Në pozicionin e ri në NASA, ai do të shërbejë si drejtues i ekspeditave, i komunitetit shkencor si dhe i marrëdhënieve me kompanitë e interesuara për zhvillimin e strategjisë së zbulimeve robotike.

SHKARKO APP