“Nature”: Këta janë 10 shkencëtarët aziatikë që mund të ndryshojnë botën
Revista prestigjoze “Nature” ka përzgjedhur 10 shkencëtarët më brilantë të Azisë Lindore, kontributet e të cilëve supozohet se do të kenë një ndikim në shkallë globale në fusha të ndryshme që nga inteligjenca artificiale, zhvillimi i biodjegies, tek lufta kundër sëmundjeve emergjente apo edhe të zbulimeve të reja në fushën gjenetike. Hong Kongu, Malajzia, Koreja e Jugut dhe Tajvani janë vendet e origjinës së këtyre shkencëtarëve. Një nga faktet më interesante është edhe roli i femrave në këtë fushë.
Malik Peiris, roja i viruseve. Në fund të 2002 një sëmundje respiratore misterioze lindi në provincën kineze të Guangdongut dhe më pas u shtri në Hong Kong dhe më tej në të gjithë botën. Sindroma repiratore akute e fortë, Sars doli nga hiçi, vrau 800 njerëz në më shumë se 24 vende. Bilanci mund të ishte më i madh, nëse nuk do të kishte qenë ky virolog nga universiteti i Hong Kongut, një nga pjesëmarrësit specialistë në sëmundjet emergjente. Pavarsisht se virusi mund ta vriste, Peiris dhe kolegët e tij shpejt gjetën shkakun dhe krijuan masa për ta kontrolluar.
Jingmei Li kundër kancerit të gjirit. Shkencëtarja nga instituti i genomit në Singapor analizon informacionin e marrë nga gratë me kancer të gjirit për të zbuluar faktorët e riskut që e bëjnë më të ndjeshëm për ta patur këtë sëmundje. Për të bërë këto parashikime, Li kërkon markuesit gjenetikë si dhe faktorët e stilit të jetës si obeziteti që lidhet me një sërë sëmundjesh tumorale. Ajo gjithashtu studion imazhet mamografike për të studiuar densitetin e gjirit. – Besoj se gjenetika është rruga për të ndjekur. Nuk zgjidh gjithçka, por të paktën mund të identifikojë popullatën në risk, në mënyrë që mjekët të mund t’i dërgojnë këta persona për ekzaminime, – shprehet ajo.
Huey-Jen Jenny Su, rojtarja e ajrit
Pasi ka kaluar një dekadë duke matur nivelet e kontaminimeve në shtëpi dhe në vendet e punës në mënyrë që të dihet sesi ndikojnë mbi shëndetin, Huey-Jen Jenny Su u propozoi qeveritarëve të Tajvanit diçka radikale; adoptimi i rregullave për të garantuar cilësinë e ajrit në brendësi të ndërtesave. Në vitin 2005 ky vend vendosi kufizime për nivelet e ndotjes së ajrit në brendësi dhe në 2012 qeveria ndërmori ligje për t’i rregulluar ato. Thuhet se shkencëtarja dhe ekipi i saj kishin kaq shumë prova të pakontestueshme shkencore, saqë askush nuk mund ta sfidonte këtë vendim.
Suzana Yusup kthen plehrat në lëndë djegëse
Inxhinierja Suzana Yusup shndrron mbetjet agrare të Malajzisë në lëndë të biodjegshme. Për këtë përdor vaj kuzhine të përdorur, vaj gomash dhe distile të hedhura të rafinerive të vajit të palmës. Sidomos kur mësoi se kultivuesit e orizit përreth universitetit të saj po luftonin kundër parazitëve, bimëve të këqija me pesticide kimike të dëmshme për shëndetin, Yusup fillloi të krijojë biopesticide më të sigurta të bazuara në përbërësit vegjetalë. Për t’i prodhuar adoptoi teknika dhe instalacione në laboratorin e saj.
Loh Kian Ping, nga bretkosat tek grafeni.
Kur ishte fëmijë Loh Kian Ping u dashurua pas shkencës, pasi kishte parë ekzemplarë bretkosash. Dekada më vonë dhe në universitetin kombëtar të Singaporit kimisti fizik filloi të frymëzohet nga bretkosat, por për të bërë një nga zbulimet e tij më kyç. Duke imituar sesi amfibët ngjiten tek gjethet, Loh krijoi një metodë për të zhvilluar grafenin më “vafera” silici, çka mund të ndihmojë në aplikimet industriale si përmirësimi i komunikimeve optike.
Yvonne Ai Lian Lim, gruaja e feçeve. Ka punuar më shumë se dy dekada për të ulur infeksionet parazitare në popullatën indigjene në Malajzi. Si pjesë e doktoraturës së saj Lim mblodhi mostra feçesh të individëve në zona të ndryshme në perëndim të vendit për të verifikuar, nëse kishte shenja parazitësh protozoarë, ndërkohë që shkonte kasolle më kasolle dhe njerëzit thoshin: “po vjen gruaja e feçeve”. Ajo e merrte me humor, çka e bëri shumë popullore mes njerëzve. Dy dekada më vonë Lim është parazitologia dhe zëvendësdekane në fakultetin e mjeksisë në universitetin e Malajzisë në Kuala Lumpur, ku vazhdon e studion parazitët tek tributë indigjene. Ka zbuluar se shkalla e infeksioneve për krimba është këmbëngulëse vetëm në disa popullata të caktuara dhe në përgjithësi në vendet e prekura nga varfëria dhe mungesa e higjenës.
Vivian Yam, zonja e dritës
Një pjesë e elektricitetit e prodhuar në nivel botëror ka të bëjë me ndriçimin dhe një pjesë e kësaj energjie humb për faj të llambave jo efikase, disa janë më shumë, por përbëhen nga materiale të rrezikshme si mërkuri. Vivian Yam, kimiste në universitetin e Hong Kongut punon për të prodhuar opsione që të jenë të lira dhe ekologjike. Dizenjon dioda organike që emetojnë drita që mund të përdoren për të përmirësuar ekranet e televizionit.
Jin-Soo Kim, redaktori i genomit.
Jin-Soo Kim është një shkencëtar nga Koreja e Jugut, pioner i zhvillimit të teknikës së redaktimit të geneve, CRISPR, ajo që njihet gjerësisht si copy-paste gjenetik. Në të vërtetë kërkon të përmirësojë genomin duke e ndryshuar. Doli në faqet e gazetave të të gjithë botës para disa vitesh për krijimin inxhinierik gjenetik të një lloj derri me muskuj jo të zakonshëm. Këta derra dyfish muskulozë ishin krijuar për qëllim të prodhonin sasi më të mëdha mishi.
Lin-Shan Lee do që Google të flasë.
Kalon shumë kohë duke eksploruar kurse në rrjet, nuk do që të mësojë një gjuhë, apo të studiojë historinë antike, në të vërtetë po stërvitet për një algoritëm për të nxjerrë fjalë kyç dhe fraza të regjistrimeve në audio dhe video. Si një inxhinier informatike në universitetin kombëtar të Tajvanit, në Taipei ka krijuar një software të njohjes së zërit në gjuhën mandarine dhe po punon për të krijuar një version të folur të Google-it.
Narry Kim, eksploratorja e geneve.
Narry Kim që punon në universitetin kombëtar të Seulit ka krijuar një punë pionere në molekula të vogla të ARN-së që rregullojnë shprehjen gjenetike. Ka mundur të shohë si janë krijuar që deri më tani kanë qenë një mister. Kim është një frymëzim për të rinjtë që duan t’i përkushtohen shkencës në Korenë e Jugut. /Bota.al/