Ndalimi produkteve kineze rrit koston e rrjetit 5G në Europë me 55 miliardë euro
Një ndalim për shitjen e pajisjeve të telekomunikacionit nga Kina, do të shtonte rreth 55 miliardë euro në koston e rrjeteve 5G në Europë, sipas një analize të industrisë të parë nga Reuters.
Kjo shifër është pjesë e një raporti nga grupi lobues i telekomunikacioneve GSMA dhe pasqyron kostot shtesë totale të nënkuptuara nga një ndalim i plotë i shitjes për Huawei Technologies dhe kolegëve kinez ZTE për implementimin e rrjetit 5G në Europë.
“Gjysma e kësaj do të ishte për shkak se operatorët europianë ndikohen nga kostot më të larta të inputeve pas humbjes së konsiderueshme të konkurrencës në tregun e pajisjeve celulare”, thuhet në raport. “Përveç kësaj, operatorët do të duhet të zëvendësojnë infrastrukturën ekzistuese para se të zbatojnë përmirësimet e 5G.”
Burimi: Reuters