Ndotja elektro manjetike, ja si të përdorni smartfonët dhe tabletet
Nuk duket dhe nuk ndjehet, për këtë arsye elektromanjetizmi është konsideruar ndotje e padukshme, efektet e të cilave janë ende një object studimi.
Ajo që është e sigurt, është se celularët, smartfonët dhe tabletet janë burime të fushave elektromanjetike dhe me frekuencë të ulët dhe janë shumë të përhapura dhe të përdorura.
Disa këshilla praktike për përdorimin e të tilla pajisjeve vijnë nga Sistemi Kombëtar Italian për mbrojtjen e ambjentit (SNPA) me një guidë të detajuar.
Rregulli numër një është: Distanca
Por ekzistojnë edhe zakone shumë negative të cilave nuk u japim rëndësi shpesh herë. Le të shohim se cilat janë:
Evitoni të mbani celularët në kontakt me trupin, ndaj mos e mbani smartfonin në xhepat e pantallonave apo të këmishave. Mos flini me celularin shumë pranë kokës. Nëse duhet patjetër ta mbani në dhomën e gjumit, më mirë të aktivizoni modalitetin ‘avion’ dhe mbajeni aparatin e celularit më gjatë se 1 metër.
Thojini ‘Po’ kufjeve
Për të mbajtur distancën e duhur me celularin na ndihmojnë kufjet, telefonatat me ‘valtoparlant’ dhe sms-të, sa më shpesh keni mundësi. Gjithsesi, telefonatat është mirë të jenë të shkurtra, nën 5 minuta dhe duke ndërruar veshin.
Më pak hapësirë, më shumë rrezatim
Jo të gjithë e dinë se kur ka pak hapësirë, rrezatimi shtohet sepse celulari shton fuqinë e tij për t’i ofruar gjithsesi shërbim klientit. Mbajeni sa më larg kokës.
E njëjta këshillë vlen për përdorimin e aparatëve në makinë ose në tren, pasi edhe në këto vende rrezatimi shtohet më shumë. Rrezatimet që lëshojnë celularët në brendësi të autoveturave mbahen nga kasa e hekurt e makinës që nuk i le të dalin
Kapitulli wi-fi
Kur keni mundësi, sugjeron Snpa, fikni lidhjen me wireless nga modem dhe përdorni sa më shumë lidhjet me cavo. Në versionin wi-fi, rrini në distancë më shumë se 1 metër nga modemi në fazat e upload dhe download. Për të parë videot, më mirë t’i shkarkoni në një local dhe ta vini celularin në opsionin ‘avion’.
Përsa u përket fëmijëve, nuk duhet të përdorin celularë, smartfonë, tablet apo pajisje pa kabllo.
Këta instrumente duhen mbajtur në distancë, duke patur parasysh se trupi i fëmijëve është ende në fazë zhvillimi, thithin më shumë rrezatimin elektromanjetik, në krahasim me një të rritur. Rregulli bazë është: ndotja elektromanjetike nga celulari zhduket duke fikur telefonin.
Ende nuk është treguar një lidhje mes tumoreve dhe përdorimit të smartfonëve. Megjithatë, siç shpjegon doktoresha Emma Bagnato: Organe si tiroidet janë shumë pranë sipërfaqes dhe rrjedhimisht të ekspozuara ndaj fushës elektromanjetike që gjeneron një cellular”
“Më pas, një sërë shqetësimesh, shton doktoresha, duke nisur nga e ashtuquajtura ‘pagjumsia e monitorit’, tek shqetësimet nga ankthi siç mund të jetë ‘nomofobia’, që është frika që mund të mos jesh i lidhur në rrjet, e cila prek rreth 53 % të përdoruesve meshkuj dhe 48 % të përdoruesve femra.
Më pas është edhe ‘vibrimi fantazëm’, që në vetvete është ndjesia se po bie celulari, apo po dridhet, kur nuk është e vërtetë në fakt.
Ka edhe shqetësime më të vogla siç mund të jetë problemi në çervikale.