Ndotja nga motorët, Porsche gjobitet me 535 milionë euro në Gjermani
Gjiganti i prodhimit të makinave “Porsche”, që bën pjesë në grupin “Volkswagen”, është gjobitur me 535 milionë euro nga një gjykatë në Shtutgart të Gjermanisë, pas skandalit të falsifikimit të emetimit të gazrave.
“Porsche” u shpall fajtore për shkak se kishte dhunuar prej neglizhencës detyrimet për kontrollin e emetimeve. Megjithatë, “Porsche” nuk i prodhon vetë motorët e makinave, por i merr nga “Audi” dhe “Volkswagen”. Kompania ka thënë se nuk do ta apelojë dënimin, por do të paguajë gjobën sipas legjislacionit gjerman.
Ky dënim vjen pas skandalit të madh që shpërtheu në vitin 2015, ku “Volkswagen” u akuzua se kishte prodhuar rreth 10 milionë makina me një program që trukonte rezultatet e testit të çlirimit të gazrave në atmosverë. Vitin e shkuar, grupi “Volkswagen” u dënua me 1 miliardë euro në Gjermani.