Ndryshimet e fundit në Instagram, ja çfarë po u ndodh përdoruesve
Instagram ka nisur një fushatë për heqjen e ndjekësave falso.
Gjatë natës së shkuar, shumë përdorues kanë humbur një numër të konsiderueshëm ndjekësash në rrjetin social.
Ndërkohë Instagram ka sqaruar përdoruesit në faqen zyrtare në Twitter.
Në postim thuhet:
Jemi në dijeni të një problemi që po ndryshon numrin e ndjekësve për disa llogari. Po punojmë për ta zgjidhur problemin në mënyrën më të shpejtë të mundshme.
Sipas Instagram, kjo ndërhyrje është bërë për të eleminuar profilet falso, të cilët dërgojnë mesazhe dhe spam.
Ndërkohë një përdorues është shprehur se vetëm mbrëmjen e djeshme, ka humbur 500 ndjekës.
We’re aware of an issue that is causing a change in account follower numbers for some people right now. We’re working to resolve this as quickly as possible.
— Instagram (@instagram) February 13, 2019