Ndryshimi i madh i Facebook dhe WhatsApp, s’ka për t’ju pëlqyer aspak disa përdoruesve

Gjatë ditës së sotme ekipi i WABetaInfo ka shpërndarë përmes kanalit Telegram një seri risish që pritet të ndodhin sa i takon aplikacionit të mesazheve WhatsApp Messenger. Duke u bazuar tek screenshot-et e postuara nga përgjegjësit e grupit, të cilët përgjithësisht janë të mirinformuar që më parë për risitë që pritet të ndodhin në WhatsApp, shumë shpejt platforma e njohur do të paraqesë një opsion të ri, i cili pritet të mos jetë dhe aq shumë i vlerësuar nga të gjithë, veçanërisht nga ata përdorues që janë të fiksuar pas privatësisë.

Siç mund ta shikoni edhe nga screenshot-i hapës, versioni i ardhshëm i WhatsApp për iOS dhe Android do të ndajë informacionet e aplikacionit me rrjetin social Facebook. Siç raportohet, në opsion, i cili mund të çaktivizohet nëpërmjet WhatsApp-it, të dhënat e llogarisë në aplikacionin e mesazheve që do të ndahen në rrjetin social të Mark Zuckerberg, nuk do të përdoren për arsye publiciteti. “Your acount info won’t be used to improve your Facebook ads”.

Gjithashtu, në popup-in që duket në pjesën e poshtme të screenshot-it (fotot në vijim) të publikuar në kanalin Telegram nga WABetaInfo, përdoruesit nuk do të paralajmërohen për këto ndryshime, ndërsa të gjithë ata që do të çaktivizojnë opsionin në WhatsApp nuk do të mund t’i dërgojnë Facebook-ut informacione të nevojshme për reklamat dhe të dhëna të tjera për të përmirësuar eksperiencën në përdorimin e këtij aplikacioni.

Ngelemi në pritje të mësojmë se cila do të jetë arsyeja e vërtetë që e ka çuar ekipin e kolosit të kompanisë së Menlo Park në prezantimin e këtij opsioni të ri./Jetaoshqef

SHKARKO APP