Ndryshimi më i ri i Facebook: Vetëm lajme që janë të besueshme

Themeluesi i Facbook Mark Zuckerberg ka njoftuar sot ndryshimin më të ri në Facebook. Pasi javën e kaluar u minimizua shfaqja e lajmeve (News Feeds),  javën e ardhshme pritet që rrjeti social të lejoj më shumë shfaqjen e lajmeve që janë të konfirmuara.

Sipas Mark Zuckerberg kompania do të punojë që lajmet që shfaqen në Facebook (News Feeds) të jenë të sigurta (jo të rreme).

“Duke filluar javën e ardhshme, ne do të fillojmë testimin duke u dhënë përparësi lajmeve që komuniteti i vlerëson si të besueshëme”,- thuhet në njoftimin e Facebook.

Por si do të funksionojë ky ndryshim? Ekspertët e Facebook sqarojnë se lajmet do të vlerësohen në tre kategori.

  • Lajme që komuniteti i përdoruesve në Facebook i vlerëson si të besueshme.
  • Lajme që përdoruesit e Facebook i vlerësojnë me karakter informativ.
  • Lajme që kanë interes për komunitetin lokal.

Çfarë quan Facebook burim të besueshëm?

Sipas njoftimit të Facebook që nga java e ardhshme do t’u jepet përparësi lajmeve nga media që përdoruesit e rrjetit social  i quajnë të besueshme.

“Ne anketuam njerëzit që përdorin Facebook-un në të gjithë SHBA-të për të vlerësuar njohurinë e tyre dhe besimin në burime të ndryshme të lajmeve. Këto të dhëna do të ndihmojnë në informimin e renditjes në News Feed”,- thotë Facebook.

Çfarë quan Facebook lajme informues?

Që nga viti 2016 Facebook pyet në mënyrë periodike lexuesit se çfarë mendojnë për një informacion që lexojnë në lajmet që u shfaqen në News Feed. Të dhënat e këtij anketimi botëror do të përdoren për të bërë dhe vlerësimin e karakterit informues të një lajmi.

Çfarë janë lajmet lokale për Facebook?

Synimi i Facebook është që njerëzit të informohen për atë që ndodh afër tyre. “Njerëzit duan më shumë lajme lokale në Facebook. Ne po e bëjmë më të lehtë Facebook për njerëzit që të shohin lajme lokale dhe informacione në një seksion të dedikuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyra të ndryshme për të treguar më shumë lajme lokale që janë relevante për vendin ku ndodhen përdoruesit”,- thuhet në njoftimin e Facebook.

Sipas kompanisë testimet e para për mënyrën sesi vlerësohet besueshmëria dhe serioziteti i lajmeve janë bërë në SHBA duke kryer anketa me përdoruesit e Facebook. Më pas këto ndryshime do të shtrihen në gjithë botën.

Synimi kryesor është eliminimi i lajmeve të rreme (Fake News) ku do të jenë lexuesit ata që do të vlerësojnë nëse një kompani që shpërndan lajme është burim i besueshëm ose jo.

https://www.facebook.com/zuck/posts/10104445245963251

SHKARKO APP