Në 2030 shumica e automjeteve në tregun botëror do të jenë elektrike

Shitjet e automjeteve elektrike po rriten më shpejt nga sa pritej. Pritet të arrijnë 1/3 e tregut botëror të automjeteve deri në vitin 2025 dhe do të arrijnë në 51% deri në 2030, kur ato do të tejkalojnë automjetet me motorë me djegie të brendshme.

Një përshpejtim i rritjes së shitjeve të këtyre automjeteve ka ardhur edhe për shkak të mbështetjes së stimujve shtetërorë ndaj rregulloreve gjithnjë e më të rrepta për emetimet që i shtyjnë prodhuesit të përqëndrohen në energji elektrike, por edhe në uljen e ndjeshme të kostove të baterisë dhe rritjen e kënaqësisë së konsumatorit.

Ndërsa në vitin 2030 pjesa e tregut të naftës pritet të bjerë nga 14% në 2019 në 4% dhe ai i benzinës nga 78% në 2019 do të ulet në 44%. Mesa duket, e ardhmja e automobilave do të jetë ajo elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?