Në ato maja, në ato fusha…

 

Nga Ylli Dylgjeri –

Ka ndruar vetëm teksi

Në ato maja, në ato fusha
Kryetari im me dy gusha…

Kështu i këndonte shoferi shefit Tij Kryetar Komitet Ekzekutiv në një rreth të madh në vitet 80.
Ishte kohë tjetër dhe shumë – shumë korrupsioni shkonte deri te gota e rakisë dhe ndonjë dreke pune.
Por kur drekat u shtuan dhe Kryetari u ngjall deri sa lëshojë edhe gushë tjetër atëhere plasi kënga në ahengje. Kur e pyetëm në një drekë shoferin se si ja dallon gushën e dytë Shefit?
Ai na u përgjegj:
Po ja shiheni si e pi rakinë? Një dopio e hedh me fund, dhe të dytën e mban në gushë…
Do të kalonin vitet e do harohej rakia si shenjë kompromentimi. Edhe Shefat do vinin më trendy. Korrupsioni tashmë kish ndëruar pije.
Rakia ra, por fushat e manovrimit u rritën e su duken më kufinjtë.
Edhe kënga ndëroj me një teks të ri:

Në ato sheshe në ato troje
Shkojnë milionat për një llaf goje!

SHKARKO APP