Në të ardhmen, seks me robotë
Seksi mes njerëzve dhe robotëve do të bëhet diçka e zakonshme në të ardhmen.
Sipas një psikologeje angleze, njerëzit shpenzojnë shumë kohë me lojëra në internet apo rrjete sociale dhe pas disa vitesh do e shohin si diçka primitive marrëdhënien intime me njëri-tjetrin, duke pranuar në masë idenë e partnerëve robotë.
Sipas Helen Driscoll, përmes avancimit të teknologjisë, manekinët e seksit që ekzistojnë sot do të ngjajnë gjithmonë e më shumë me një njeri të vërtetë, duke na e bërë më të lehtë marrëdhënien seksuale me ta.
Studime të fundit kanë treguar se të rinjtë japonezë bëjnë shumë rrallë seks, por janë të përqendruar në eksperienca virtuale që kanë sjellë izolimin e tyre dhe distancimin nga njerëzit e tjerë.