Nëse keni bërë këtë veprim në WhatsApp, atëherë numri juaj është ekspozuar

Pothuajse 300,000 numra telefoni janë shfaqur në motorin e kërkimit të Google dhe mund të gjenden duke kërkuar “site:wa.me.”

WhatsApp thotë se ka adresuar një problem i cili kishte treguar numrat e telefonit të përdoruesve në rezultatet e kërkimit të Google.

Hulumtuesi i sigurisë Ythul Jayaram zbuloi se numrat e telefonit të përdoruesve ekzistues të cilët përdornin opsionin Click to Chat po indeksoheshin nga motorët e kërkimit.

Me këtë opsion përdoruesit mund të krijonin një link me numrin e tyre të telefonit të përfshirë në të. Sipas Jayaram duke qenë se lidhjet nuk kanë një robot.txt në server, ata nuk ndalojnë dot Google dhe motorët e tjerë të kërkimit të ideksojnë lidhjet.

Pothuajse 300,000 numra telefoni janë shfaqur në motorin e kërkimit të Google dhe mund të gjenden duke kërkuar “site:wa.me.”

Në 2018-ën kujtojmë që rrjeti social Facebook ndaloi njerëzve kërkimin përmes numrave të telefonit. WhatsApp ka ndërmarrë hapat për të përmirësuar sigurinë e bisedave duke u lejuar përdoruesve të bllokojnë ftesat për bisedat në grup nga njerëz të huaj.

Në të vërtetë problemi është raportuar që prej muajit Shkurt. Pasi pushtoi titujt e lajmeve, kompania reagoi duke thënë se ka adresuar problemin ndërsa Jayaram ka zbuluar një problem të fundit.

SHKARKO APP