Nëse keni një iPhone, duhet të kontrolloni nëse është në listën e atyre me defekt
Apple ka zbuluar gjatë këtyre ditëve se “një përqindje shumë e vogël” e iPhone 8 kanë me defekte nga fabrika prej të cilit mund të bllokohet ekrani i tij, duke bërë që kjo pajisje të ristartohet papritur.
Përdoruesit që kanë nën pronësi një iPhone 8, mund ta shikojnë nëse smartfoni i tyre është i prekur nga ky problem duke shkruar numrin serik të tij në një ueb formë në ueb faqen e Apple.
Klikoni këtu për ta bërë këtë:
Lajmi i mirë është se Apple do t’i riparoj çdo iPhone 8 të prekur nga ky defekt, falas, duke i ndërruar pllakën logjike.
“Njësit e prekura janë shitur në mes të shtatorit 2017 dhe marsit 2018 në Australi, Kinë, Hong Kong, Indi, Japoni, Macau, Zelandë të Re e SHBA”, kanë shkruar nga kompania e Apple.