Nëse keni shikuar porno nga telefoni ju pret një suprizë e keqe
Për të gjithë ju që keni parë porno në telefonin tuaj kemi lajme jo të mira. Kjo sepse smartfoni juaj mund të infektohet me disa aplikacione që përdoren nga hakerët për të vjedhur të dhëna personale teksa ju shikoni filma pornografikë. Të rrezikuar janë më shumë smartfonët me sistem operativ Android, të cilët mbesin të mbyllur dhe nuk mund të hapen më në asnjë mënyrë, veç hakerëve që kanë qasje në të. Gjithashtu, hulumtuesit shprehen se të rrezikuar janë edhe përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ iOS. Ata kanë gjetur mbi 100 aplikacione në webfaqet e filmave porno që përmbajnë kode për vjedhjen e të dhënave e parave. Bëhet fjalë për një sulm që është në fazat e para dhe mund të ndalet, por sulmi mund të jetë me shumë pasoja nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Studiuesit këshillojnë që të mos shikoni pornografi nga smartfonët për shkak të rrezikut të madh.