Netanyahu: Izraeli ka shpëtuar 85 vende nga atentatet terroriste
zraeli ka përdorur inteligjencën kibernetike për të ndihmuar shtetet e tjerë të parandalojnë sulme terroriste “të mëdha”, të planifikuara nga grupi terrorist i Shtetit Islamik dhe të tjerët në “dhjetëra” vende, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu në një konferencë të sigurisë kibernetike të mërkurën në Tel Aviv.
Netanjahu tha në konferencë se, Izraeli, për shembull, ndihmoi në parandalimin e një sulmit ISIS-it në një fluturim të “Etihad Airëays” nga Sidnej në Abu Dhabi dhe lajmëroi zyrtarët australianë, duke ndihmuar në eliminimin e një shpërthimi në ajër. “Etihad” është linja ajrore kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Ky aeroplan nga Sidnej në Abu Dhabi do të shpërthente në ajër,” tha ai. “Ne zbuluam përmes aktiviteteve tona kibernetike, kuptuam se ISIS do ta bënte këtë dhe kështu ne sinjalizuam policinë Australiane dhe ata ndaluan këtë, para se të ndodhte”.
“Ky incident i veçantë, mund të flas për të,” tha Netanyahu. “Nëse ju do të shumëzoni atë 50 herë, kjo do t’ju japë një ide për kontributin që Izraeli ka bërë për të parandaluar operacione të mëdha terroriste, sidomos nga ISIS-i, në dhjetëra vende dhe shumica e këtyre rasteve u parandaluan për shkak të aktiviteteve tona në sigurinë kibernetike”.
“Kjo prek çdo vend në botë, çdo person në botë”, shtoi ai. “Izraeli ka të dhëna për sulmet kibernetike dhe sulmet me 85 vende”, tha ai.
Në fjalimin e tij në konferencën e Javës Kibernetike, Netanjahu tha se bota dhe Izraeli po përjetonin një “revolucion” në të cilin çdo gjë nga bujqësia në shëndetësi ndaj makinave po bëhej e lidhur. Izraeli mund të luajë një rol të madh në këtë revolucion, tha ai, për shkak të nivelit të tij të teknologjisë. Por asnjë nga këto nuk është e mundur nëse sfera kibernetike nuk është e siguruar.
Izraeli ka bërë një “investim të madh” në kapitalin njerëzor, kryesisht nëpërmjet programeve ushtarake të trajnimit dhe ka krijuar një grup njerëzish me aftësi që “mund të merren me pasojat e këtij revolucioni”, tha ai.
“Kiberntika është thelbësore për rritjen e çdo gjëje për të cilën po flasim,” tha ai. “Asgjë e nuk mund të rritet pa sigurinë kibernetike shoqëruese dhe ne synojmë të jemi udhëheqës botërorë në këtë fushë”.
Për të arritur këtë, Izraeli duhet të vazhdojë të investojë në aftësitë e saja kibernetike kombëtare dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të pengojë bizneset përmes tej-rregullimit.
Ndërsa rritet industria e sigurisë kibernetike, kështu do të ketë edhe nevojë për rregullime, të ngjashme me ato në industrinë e armëve. “Por roli im kryesor nuk ka qenë ta mbivlerësojë atë”, tha ai.
“Mendoj se ne duhet të rrezikojmë dhe është një rrezik i konsiderueshëm, të rregullojmë më pak për të rritur më shumë dhe kjo është një vendim që unë dhe Izraeli i kemi marrë”.
Yigal Unna, drejtor i përgjithshëm i drejtorisë kombëtare kibernetike të Izraelit, tha në konferencë se Lindja e Mesme është një “magnet për sulmet kibernetike”, me Iranin e identifikuar si një nga pesë lojtarët më aktivë në të gjithë botën, duke synuar kryesisht shtetet e Gjirit për sulme sepse ata janë më pak të mbrojtur se Izraeli.
“Izraeli është i përgatitur për kërcënime kibernetike; ne kemi aftësinë për t’iu përgjigjur me forcë sulmuesve kibernetikë, dhe jo domosdoshmërisht në të njëjtin vektor si sulmet “, tha ai.
Iranianët punojnë jo vetëm për të mbledhur të dhëna ose inteligjencë, por për të shkaktuar dëme duke e fshirë atë, tha ai.
Kërcënimet e reja që bota po dëshmojnë përfshijnë sulmet ndaj zinxhirëve të furnizimit, sulmet e shpërthimit në shënjestër ndaj korporatave të mëdha, një rritje të konsiderueshme në zbulimet e dobësive në infrastruktura të ndryshme teknologjike dhe një rënie të konsiderueshme në kohën e zbulimit të një dobësie dhe shfrytëzimit të saj .
Ai tha se “Cyber Net”, i ngritur nga Drejtoria Kombëtare e Kibernitikës, ka rreth 1.000 përdorues aktivë, ndër të cilët janë agjencitë qeveritare dhe firmat private. Net vepron si një lloj “media sociale” për sigurinë kibernetike, që lidh zyrtarët përkatës në firmat dhe entitetet qeveritare për të dhënë informacion të përbashkët dhe përditësime se si të sulmohen.
Unna shtoi se një sistem i ri për të zbuluar defacementin e internetit, të quajtur “Trackzilla”, i ngritur nga Drejtoria ka treguar të jetë efektive në uljen e numrit të hakerimeve. Sistemi bën skanimin pasiv të të gjitha faqeve kryesore në Izrael dhe nëse sheh një defakement, ai angazhohet me të dhe rregullon faqen e internetit të sulmuar.
Sipas të dhënave që ai paraqiti, vetëm gjatë gjysmëvjetorit të kaluar, 40 firma izraelite të sigurisë në internet krijuan një fond total prej $ 850 milion në krahasim me një total prej $ 1.1 miliard në vitin 2018. Në gjysmën e parë të vitit, firmat izraelite të sigurisë kibernetike regjistruan shtatë shitje duke arritur në 1.5 miliardë dollarë.