”New York Times”: Hakerat kanë spiunuar komunikimet e BE-së për vite të tëra
Hakera informatikë të infiltruar në komunikimet e diplomatëve të Bashkimit Europian për vite të tëra, shkruhet në gazetën amerikane ”New York Times” duke shpjeguar se kishte mijëra mesazhe të përgjuara, ku shpreheshin shqetësime mbi paparashikueshmërinë e administratës Trump, problemet me Kinën dhe Rusinë dhe programin bërthamor iranian.
Edhe pse nga Brukseli pretendohet se nuk janë prekur komunikimet konfidenciale, metodat e hakerave pretendohet se kanë qenë të ngjashme për ato të përdorura më parë nga ushtria kineze.
Diplomatët, për shembull, përshkruajnë takimin e korrikut midis Trump dhe udhëheqësit rus Putin si “një sukses, të paktën për Putinin”, ose detajet e një takimi midis presidentit kinez Xi Jinping dhe zyrtarëve evropianë në fillim të vitit kur Xi do të paralajmëronte se Kina nuk do t’i nënshtrohej “ngacmimit” të Uashingtonit, edhe pse një luftë komerciale i godet të gjithë.