Nga një hotel luksoz në Kinë, gjenitë e teknologjisë infektojnë botën

“Pyetja nuk është nëse, por kur do të gjendemi përballë sulmit të parë kibernetik me përmasa katastrofike”. Fjalët e thëna vetëm një javë më parë nga kreu i ri i National Security Agency i SHBA, zëvendës admirali Michael MCRogers nuk mund të kishin qenë më profetike. Sulmi ndaj Sony-t, për të cilin tashmë FBI akuzon zyrtarisht Korenë e Veriut mund të mos ketë patur pasoja shkatërrimtare, por për herë të parë i tregoi botës se është e mundur që të gjunjëzojë dhe të shantazhojë një kompani, një sektor të tërë tregtar dhe madje edhe imazhin e një shteti, përmes përdorimit të kompjuterëve.

Pasojat e këtij zbulimi janë vërtetë tronditëse, por vetë lajmi në vetvete nuk është një risi. Pirateria dhe sulmet në internet kanë lindur bashkë me rrjetin. Viruset e parë janë vënë në shfrytëzim që në fundin e viteve tetëdhjetë, të përhapur si lojëra elektronike që duheshin shkarkuar.

Nuk u desh të kalojë shumë kohë përpara se këto teknika të përhapeshin edhe në repartet e spiunazhit shtetëror. Në vitin 1986, një administror sistemi amerikan shumë skrupuloz, i cili ishte vënë në kërkim të 75 centëve që mungonin në një llogari bankare, përfundoi duke zbuluar celulën gjermane që kishte përhapur “vezën e Gjelit”, një akrep që kishte penetruar në dosjet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kishte tërhequr prej aty materiale për t’ia shitur KGB-së. Rusët dolën në pah me sulmin elektronik kundër Estonisë në vitin 2007, dhe një vit më vonë arritën të paralizojnë të gjithë sistemin e komunikimit të qeverisë gjeorgjiane, ndërkohë që ushtria e Moskës pushtonte Oshetinë.
Njësia famëkeqe

Teknikat janë shumëfishuar. Fillohet nga penetrimi dhe bojkotimi i server-ave të postës elektronike, sic ka ndodhur tashmë me Sonyn, dhe arrihet deri tek virusët më të sofistikuar që hapin një mundësi hyrjeje në sistemin e operimit të një kompanie apo ministrie, hyjnë në “sallat” e fshehta ku vjedhin informacione, dhe më pas e rimbyllin portën pa lënë gjurmë.

Ata që kryejnë sulmet janë ekspertë të panjohur të teknologjisë së lartë. Shumë prej tyre i marrin informacionet për interesa privatë, dhe më pas i shesin në tregun e lulëzuar të “forumit të tregut të zi”. Pikërisht këtu, agjencitë qeveritare të spiunazhit rekrutojnë vazhdimisht personel. Kina, e cila në vitet e fundit ka dalë në krye, është vendi ku ndodhet famëkeqja Njësia 61398, e cila dy vjet më parë goditi me qindra kompani publike dhe private në SHBA.

Dhe është sërish Kina, sic është thënë ditët e fundit, që vepron me koreanen Njësia 121, një skuadër e fshehtë me 3000 teknikët më të mirë në vend, të cilët janë vendosur në gjoja hotelin luksoz Chilbosan të Sheniangut. Pikërisht në këtë njësi speciale bëjnë pjesë edhe “Rojtarët e Paqes”, që sulmuan kompaninë Sony.

e.gj./www.bota.al

SHKARKO APP