Nissan mbyll fabrikën në Barcelonë, mijëra persona mbeten pa punë
Kompania japoneze e prodhimit të makinave, Nissan ka vendosur të mbyllë fabrikën e saj në Barcelonë, ku janë të punësuar 3,000 persona.
Qeveria spanjolle deklaroi se ky vendim ka ardhur pavarësisht përpjekjeve qeveritare për të mbajtur fabrikën të hapur pas krizës së pandemisë.
“Na vjen keq për këtë vendim të Nissanit për të lënë jo vetëm Spanjën por edhe Evropën, për të përqëndruar biznesin në Azi, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të qeverisë për të mbajtur këtë biznes”, deklaroi Ministrja.
Qeveria në Madrid ka argumentuar se çmimi i mbylljes së kompanisë Nissan në Barcelonë, diku rreth 1 miliard euro, ka qenë më i lartë sesa investimet që mund të bëheshin për të vazhduar prodhimin.
Industria e makinave në Spanjë, është e dyta më e madhe në Bashkimin Evropian pas Gjermanisë.