Një sistem i ri që vendos gjoba për shoferët që përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit

Përdorimi i telefonit kur drejton automjetin është një problem i madh botëror sepse është shkaktar për shumicën e aksidenteve.  

Fatmirësisht qeveria Australiane ka zhvilluar një program kompjuterik që dedekton me anë të kamerave drejtuesit që përdorin celularin. Ndryshe nga kamerat e shpejtësisë, për këtë sistem nuk ka sinjale që njoftojnë shoferin për prezencën e dedektorëve.

Tani u bë tre muaj nga përdorimi i tyre dhe gjobat e vendosura kapin vlerën e 15.8 milion dollarë. Reth 30 000 shoferë janë kapur dhe i është dërguar letra në shtëpi. Dënimi për shoferët është ulja e 5 pikëve të patentës dhe 344 dollarë gjobë.

Pritet që implementimi i kësaj teknologjie të zbatohet në shumë shtete te tjera dhe numri i aksidenteve të pësojë rënie.

Burimi Herald Sun/Përshtati  Koha Jonë

SHKARKO APP