Një skaner për neuronet, mbërrin kaska që mbahet në kokë dhe “lexon” trurin
Një kaskë që ’skanon’ trurin jep mundësi për të bërë analiza që deri dje ishin të pamundura.
Eshtë ky zbulimi i një kërkimi të koordinuar nga Universiteti anglez i Nottingham dhe i publikuar në revistën Nature. Pajisja është në gjendje të analizojë fushën manjetike të gjeneruar nga neuronet edhe kur pacientët, përfshirë fëmijët, janë në lëvizje. Sipas shkencëtarëve, studimi hap kufij të rinj për të diagnostikuar sëmundjet që shkatërrojnë neuronet siç është për shembull Parkinsoni.
Objektivi i studimit është të gjejë mekanizma që i japin mundësi neuroneve ‘të flasin’ mes tyre edhe kur ne lëvizim. Deri tani aparaturat e imazherisë celebrale ishin shumë të rënda dhe detyronin pacientin të rrinte i pa lëvizur gjatë analizës. Kaska e re peshon pak kilogram dhe mund të mbahet edhe gjatë aktivitetit fizik të çfarë do lloji, përfshirë edhe në gjumë.
Teknologjia e fundit, e lindur në bashkëpunim me institutin britanik dhe amerikan, jep mundësi të analizohen persona që nuk mund të rrinë pa lëvizur, si të sëmurët me Parkinson dhe epilepsi. ’Tani mund të analizojmë gjëra që si kemi studiuar dot më parë. Deri tani ekzistonin kufje relativisht komode për të matur aktivitetin elektrik të trurit, por jo manjetike’, ka shpjeguar Gareth Barnes, i Universitetit College London.
Zbulimi do të ndihmojë për të zbuluar me shumë rreth këtyre sëmundjeve vazhdon Barnes./BW