Një stacion modern trenash që lidh Kinën me Hong Kongun
Një lidhje e re hekurudhore mes Hong Kongut dhe Kinës kontinentale u përurua këtë të dielë. Një projekt që i jep Pekinit një pjesë të territorit të ish kolonisë britanike dhe që denoncohet nga kritikët si “kali i Trojës” për gjigandin aziatik. Agjentët e sigurimit u vendosën në një zonë të veçantë të West Kowloon në zemër të Hong Kongut. Kjo është hera e parë që prej shkëputjes së Hong Kongut nga Kina në vitin 1997 që ligjet kineze aplikohen në një pjesë të territorit gjysëm-autonom. Pavarsisht druajtjeve të opozitarëve të projektit qindra udhëtarë ishin prezentë këtë të dielë në terminalin hekurudhor. Treni i parë me një shpejtësi të lartë dhe me destinacion Shenzhen në jug të Kinës u nis në orën 07: 00 të mëngjesit me orën lokale. “Prania e agjentëve nuk më shqetëson, janë aty për të bërë punën. Kontrollet e përbashkëta janë për të lehtësuar gjërat dhe për të përshpejtuar procedurat për të kapërcyer kufirin,” – tha për AFP-në një pasagjer i këtij itinerari. Pasagjerët kapërcejnë kontrollet e emigracionit si ato hongkongiane dhe ato kineze. Ligji kryesor i Hong Kongut përcakton se legjistlacioni kinez nuk aplikohet në territor me përjashtim të disa fushave specifike si ato të mbrojtjes. Sipas kushteve të marrëveshjes së shkëputjes mes Londrës dhe Pekinit, Hong Kongu gëzon liri të panjohura për pjesën tjetër të Kinës mes tyre ato të shprehjes dhe fjalës së lirë nën parimin kryesor “një vend dy sisteme”, por që shumë besojnë se këto liri ndihen të kërcënuara. / bota.al