Një telefon kushton më shumë në 2019

Nëse dikur një iPhone apo telefon Android kushtonte 1 mijë Dollarë sepse ishte i veçantë, sot falë dy kompanive Apple dhe Samsung këto janë çmimet normale të modeleve të reja si iPhone XS dhe Galaxy Note 9. iPhone XS, versioni me kapacitet 512 GB kushton 35% më shumë se çmimi i tij fillestar (1,349$).

Risitë që vijnë në 2019 do të bëjnë që telefonat të kenë një kosto prodhimi më të lartë. Rrjeti i ri i telefonisë celulare 5G dhe pamja e re e S10 të Samsung me ekranin e ri “të pafundëm” dhe risitë në kamera do të sjellin në treg çmime më të larta për telefonat “smartphone”.

Gjithashtu Samsung ka njoftuar se do të nxjerrë në shitje edhe një model të ri me ekran të palosshëm.

iPhone XR kushton 7% më shumë se modeli i vitit të kaluar iPhone 8 dhe 15% më shumë se iPhone 7. Ndërsa OnePlus 6T kushton 38% më shumë se modelet e dy viteve të fundit të kompanisë.

Çmimi mbi 1 mijë Dollarë i telefonave nisi nga Apple, kur hodhi në treg modelin X në Nëntor 2017 dhe më pas e ndoqën të gjitha kompanitë duke rritur çmimet e tyre.

“Klientët janë gati të paguajnë më shumë për një telefon, sepse është produkti më i rëndësishëm në jetën e tyre.” ka thënë Ben Wood, analist i “CCS Insight”.

Telefonat janë më të shpejtë, kanë proçesorë dhe kamera më të mira që kushtojnë më shumë për t’u prodhuar, por duke rritur çmimet Apple, Samsung dhe kompanitë e tjera në çdo model që nxjerrin bëjnë çdo shitje me fitim shumë më të lartë.

SHKARKO APP