Një zgjidhje për vjedhjen e profileve në Facebook

Keni rënë ndonjëherë “viktimë” e hakerave online, të cilët u kanë vjedhur rrjetet sociale, por edhe fotot?

Shpeshherë janë regjistruar raste të tilla dhe pikërisht për këtë arsye, rrjeti social Facebook, ka hedhur një tjetër hap në drejtim të sigurisë së profilit të përdoruesve të saj.

Facebook do të lajmërojë përdoruesit nëse ka tentativa për të vjedhur profilin e tyre. “The Sun” shkruan se, kur rrjeti social beson se një llogari është false, do ta vendosë në shënjestër dhe do ta testojë.

Por, nëse Facebook nuk e dallon dot një profil fals që përdor fotot tuaja, mund të ankoheni vetë te rrjeti.

Facebook nuk lejon përdoruesit të pretendojnë se janë dikush tjetër, të vjedhin foto, të mbajnë emër të rremë, të bëjnë një llogari false për një person, përjashtuar rastet kur një përdorues i rremë mund të “gënjejë” rrjetin duke u paraqitur si llogari e një personi.

SHKARKO APP