Njerëzit do të shkojnë në Mars deri më 2040
Planeti Mars mund të jetë 250 milionë milje larg planetit tonë, por shkuarja atje është pjesa më e lehtë, thuhet sipas astronautit Edwin Buzz Aldrin.
Amerikani, i cili në vitin 1969 u bë njeriu i dytë që shkeli me këmbë në Hënë, beson se njerëzimi do të jetë në gjendje të shkojë në Planetin e Kuq deri në vitin 2040, dhe mendon se gjenerata e lindur në vitin 2000 do të jetë e para që do ta bëjë këtë udhëtim.
Dr. Aldrin, 86 vjeç, beson se njerëzit edhe mund ta kolonizojnë Marsin, transmeton Gazeta Express.
Një gjë e tillë do t’ua mundësonte njerëzve që të qëndrojnë atje për periudha më të gjata, duke vendosur një bazë atje, tha ai, dhe sugjeroi se do të ishte e nevojshme të përdoret Hëna e Tokës si orientim për t’u kthyer.
Ai madje beson se shkuarja në Planetin e Kuq do të jetë shumë e lehtë.