Njihuni me Pocketalk, pajisja që përkthen në 74 gjuhë të botës

Kjo pajisje inovative lidhet me rrjetin përmes kartës që punon në 109 vende të botës. Ja se si funksionon.

Përshëndetjet në arabisht, duke kërkuar udhëzime në gjuhën kineze dhe duke biseduar në suahili është e mundur me ndërmjetësimin e pajisjes portative Pocketalk.

Zhvilluar nga Sourcenext, distributori dhe prodhuesi më i madh i softuerëve, pajisjeve dhe produkteve IoT në Japoni – mundëson përkthimin e menjëhershëm të zërit.

Pajisur me inteligjencën artificiale, kur lidhet me ëi-fi 4.0, ekrani me prekje me ngjyra 2.4 inç dhe aftësia për të përkthyer në 74 gjuhë të ndryshme sa më saktë që të jetë e mundur, ka bërë që kjo pajisje të thyejë barrierat ndërmjet shteteve dhe të mundësojë komunikimin midis njerëzve në kohë reale në gjuhë të ndryshme.

Pocketalk eliminon nevojën për të kërkuar fjalë dhe fraza në fjalorë ose smartfonë. Ajo peshon 100 gramë dhe ka një bateri që zgjat deri në shtatë orë përdorim.

Pajisja smart ju lejon të flisni normalisht dhe të shprehni fjali që zgjasin tridhjetë sekonda.

Pajisja kërkon të zëvendësojë aplikacionet gjuhësore që konsumojnë baterinë dhe internetin dhe gjithashtu të shmangë përdorimin e celularit kur jemi duke folur me një person që flet një gjuhë të ndryshme nga e jona.

Pocketalk përdor motorët më të mirë të kthimit të fjalëve në fjali dhe në tekste, kështu mundëson përkthime të sakta që mund të merren duke shtypur një buton të vetëm.

Pajisja gjithashtu është e pajisur me mikrofona me cilësi të lartë, teknologji anulimi të zhurmës dhe altoparlantë të fuqishëm për përdorim të lehtë edhe në mjedise të zhurmshme.

Karta e integruar përfshin 109 vende dhe kushton 299 euro. Për momentin ofrohet vetëm në ngjyrë të bardhë por shumë shpejt do të jetë edhe në ngjyrë të zezë dhe në ngjyrë ari.

SHKARKO APP