Njihuni me risinë e Samsung Smartwatch

Smartwatch-i i Samsung tashmë mund të masë edhe presionin e gjakut. Për të matur tensionin, përdoruesit në fillim duhet të sinkronizojnë orën inteligjente me një matës tradicional. Aplikacioni i Samsung për të monitoruar shëndetin do të bëjë gjithashtu të mundur edhe realizimin elektrokardiogramës, një funksion që gjendet tashmë tek Apple Watch.

Elektrokardiograma do të jetë në dispozicion në tremujorin e tretë, përmes një përditësimi, por edhe në këtë rast, fillimisht risia do të jetë e kufizuar për personat në Korenë e Jugut.

Samsung Galaxy Smartwatch do të përdorë sensorin e rrahjeve të zemrës për të përcaktuar presionin e gjakut. Lajmin e bëri të ditur vetë kompania e cila paraqiti aplikacionin Samsung Monitor Health që lejon orës ”Galaxy Watch Active2” të tregojë presionin e gjakut të përdoruesit.

SHKARKO APP