Njihuni me telefonin e veçantë, ka pesë kamera të pasme
Ajo që HMD ka përgatitur me telefonin e ardhshëm Nokia mund tu duket e pabesueshme. Një imazh i publikuar ditën e sotme tregon një telefon me pesë kamera në pjesën e pasme.
Besohet se fotoja i përket Nokia 10, flagshipit të ri të kompanisë që ende nuk ka debutuar.
Moduli i kamerës do të ketë në përbërje pesë lente të markës Zeis. HMD Global, kompania e cila është e licencuar për shitjen e telefonëve Nokia, ka nisur këtë vit një bashkëpunim me Zeiss ashtu siç Nokia kishte bërë në të kaluarën e Windows Phone.
Huawei P20 Pro hyn në po të njëjtën ligë me tre kamera të pasme po ende larg. Nokia ka një histori të lavdishme me kamerat e telefonëve si 808 PureView dhe Lumia 1020 të cilat nuk njihnin rivalë, sipas PCW.
Së fundit HMD bleu nga Microsoft markën PureView dhe më shumë gjasa së shpejti do të kemi një telefon të tillë.