Njihuni me USB-në “vrasëse”

Pasi të lexoni këtë artikull, duhet të tregoheni më të kujdesshëm me pajisjet që vendosni tek kompjuteri. Tani nuk duhet të futni në laptop një USB të çfarëdoshme. USB-ët e çfarëdoshme mund të përdoren për të përhapur viruse, apo si bombë. Njihuni me “USB-në Vrasëse”. Duket si një USB e zakonshme dhe e parrezikshme, por që mund t’ju shkatërrojë kompjuterin.

Kjo pajisje e rrezikshme është projektuar për të përçuar energji elektrike me tension të lartë nëpërmjet vendit për USB në laptop ose kompjuter, duke shpërthyer pajisjen që ruan të dhënat.

Lajmi mbi këtë “USB Vrasëse” u publikua fillimisht nga uebsajti rus Habrahahbr. Kjo USB bombë është krijuar nga një ekspert kinez i teknologjisë, që njihet me pseudonimin Dark Purple.

SHKARKO APP