Nju Jork-Londër për 45 minuta me udhëtim nënujor! Edhe Elon Musk mbështetës i projektit
Sot një fluturim Londër-Nju Jork zgjat rreth 8 orë, por me tunelet transatlantike mund të mjaftonin vetëm 54 minuta. Një projekt që premton të ndryshojë udhëtimet transkontinentale, i vlerësuar me një kosto prej 20 triliardë dollarësh, pritet të fillojë zbatimin. Mes mbështetësve përmendet edhe Elon Musk, por sfidat teknike dhe ekonomike mund ta ngadalësojnë atë.
Ideja e vactrain-eve, trenave në tuba me presion të ulët, daton që nga fillimi i shekullit XX, kur Robert Goddard projektoi prototipin e parë. Në vitet që pasuan, disa studime dhe prototipa u përballën me probleme teknike dhe ekonomike. Elon Musk e rishfaqi idenë me Hyperloop-in midis viteve 2012 dhe 2013, duke synuar të lidhë Europën dhe Amerikën, por projekti u ndal për të njëjtat vështirësi.
Në tubat me presion të ulët, kapsulat lëvizin mbi një jastëk ajri ose me ndihmën e magnetëve permanentë, duke ulur në minimum fërkimin. Ky sistem, ideal për tunele nënujore, do të mundësonte ruajtjen e vakumit në një ambient të mbyllur dhe do të arrinte shpejtësi mbi 1000 km/h.
Ndërkohë, projekte më tradicionale janë në zhvillim, si Fehmarnbelt Fixed Link, i cili pritet të bëhet tuneli më i gjatë nënujor në botë. Do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë nën Detin Baltik, duke ulur kohën e udhëtimit nga 45 minuta me traget në 7 minuta me tren. Me një gjatësi prej 18 km dhe një kosto mbi 7 miliardë euro, hapja është planifikuar për vitin 2029.