“Nuk bie shi se fajin e ka Volkswagen, duam kompensim”
Volkswagen ka marrë kohët e fundit një akuzë të çuditshme. Fermerët meksikanë thonë se të mbjellat e tyre po dëmtohen nga makinat e markës gjermane.
Ata akuzojnë Volkswagen se “arbitrarisht” po provokon thatësirë në Puebla, aty ku kompania operon me fabrikën më të madhe të veturave jashtë Gjermanisë.
Volkswagen ka instaluar valvula që nxjerrin ajër në fabrikë, të cilat prodhojnë nxehtësi në atmosferë me qëllim parandalimin e formimit të breshërit që kishte dëmtuar makinat e parkuara jashtë godinës së kompanisë.
Prodhuesit të automjeteve i është dhënë zyrtarisht leje për të përdorur këtë mekanizëm, megjithëse teknologjia ende nuk ka prova shkencore që mbështet efikasitetin e saj.
Sipas fermerëve, përdorimi i këtyre mekanizmave ka shkaktuar një thatësirë që i ka bërë të humbasin të mbjellat.
Tani ata kërkojnë më shumë se 70 milionë pesos (3.7 milionë $) kompensim nga prodhuesi i automobilëve.
Gerardo Perez, përfaqësues i fermerëve të zonës thotë:
Pajisjet e Volkswagen jo vetëm që shpërndajnë stuhitë e breshrit, por kanë ndalur reshjet që nga maji, që është fillimi i sezonit të shiut në Meksikë”