Lançohet Microsoft Office Online

Placeholder Image

Microsoft ofron versione të ndryshme të Office, ndërsa Office 2019, Office 136 dhe Office Online janë më të popullarizuarat, vetëm se versionit Office Online i largohet pjesa e Online.

Bill Doll është menaxheri i shitjeve të aplikacioneve në këtë kompani, që ka bërë të ditur se Office ofrohet në shumë platforma, ndaj është e pakuptimtë që të vendosen prapashtesa konkrete.

Me largimin e Online, tani mbetet vetëm Office që është një sistem gjithëpërfshirës në të cilin bëjnë pjesë të gjitha aplikacionet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ndryshim, do të bëjë që Word Online, Excel Online apo Powerpoint Online, t’ju largohet Online nga përdorimi. Në të njëjtën kohë, Microsoft do të punojë edhe më tej për Office për Mac si dhe Office për iOS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Largimi i vetëm një fjalë, duket si jo e rëndësishme, por me këtë Microsoft po përpiqet të saktësoi domethënien e emrave dhe funksionin që e ka secila prej tyre.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?