“One Plus” do të nxjerrë në treg një produkt të ri – Ja për cilin bëhet fjalë

Prodhuesi kinez i smartfonëve OnePlus po planifikon të hedhë në treg një produkt të ri: Televizorin OnePlus.

Themeluesi i OnePlus Pete Lau thotë se vizioni i tij është të krijojë një televizor me lidhje të pandërprerë me smartfonin e përdoruesit dhe do të kryejë përditësime softuerike.

Gjithashtu, ai dëshiron të shtojë elemente vizuale, çka do të shtonte funksionalitetin e tij.

Televizori OnePlus është në fazat e hershme të zhvillimit dhe mund të lancohet vitin e ardhshëm.

Lau bën me dije se nuk është vendosur ende në qoftë se televizori do të ketë rezolucion 4K ose HDR.

Tani për tani, OnePlus është i njohur për smartfonët me kosto të ulët dhe me fuqi të lartë. Modeli aktual OnePlus 6 kushton sa gjysma e kosto së një Iphone X dhe është pothuajse aq i fuqishëm sa ai.

SHKARKO APP