“Orët hibride”, trendi i ndjekur nga femrat për 2018-ën
Orët hibride ngjasojnë si orë analoge normale, por ato janë të mbushura me karakteristika “të zgjuara” të tilla si ndjekja e aktiviteteve sportive, monitorimi i gjumit apo dërgimi i njoftimeve.
Jo të gjithë dëshirojnë një smartwatch, por shumë femra janë të interesuara në ndjekjen e përditshmërisë së tyre përsa i përket aktiviteteve apo mënyrës së tyre të jetesës.
Orët hibride ngjajnë tërësisht si orë normale por në fakt ato janë po aq të zgjuara sa shumica e gjurmuesve të palestrave apo orët smart të teknologjisë së lartë.
Më poshtë do të gjeni një sërë orësh hibride të madhësive dhe stileve të ndryshme të cilat mbahen si orët më të mira hibride. Dizajni është gjithnjë subjektiv kështu që mund të zgjidhni atë që ju përshtate më shumë pasi karakteristikat e tyre të tjera janë pothuajse të njëjta.