Paditet Apple / Krijim monopoli në AppStore

Dy krijues të aplikacioneve “Pure Sweat Basketball” dhe bashkëthemelues i “Lil ‘Baby Names” kanë paraqitur një padi në gjykatën Federale të San Jose të martën ku akuzojnë Apple për shkatërrim të konkurrencës duke abuzuar me App Store.

“Që nga fillimi, Apple arriti fuqi monopole në tregun amerikan për sistemin iOS dhe shërbimet e shpërndarjes së produktit brenda aplikacionit duke mbyllur dyert për çdo krijues aplikacionesh dhe të gjithë konkurrentët e mundshëm”, pohon paditësi.

Apple fiton 30% nga çdo shkarkim aplikacioni me pagesë dhe një tarifë prej 99 $ për pranimin e aplikacionit në AppStore për një vit, dhe favorizon aplikacionet e krijuara nga vet kompania si dhe aplikacionet me pagesë të lartë.

Ky është një moment i pakëndshëm për Apple, pas raportimeve se administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit hetimet për humbjen e besimit në gjigandët e teknologjisë.

SHKARKO APP