Pamjet e para të iPhone 7. Ja si do jetë!

Pas iPhone 6S dhe 6S Plus së shpejti pritet të dalë në treg edhe iPhone 7, teksa një faqe kineze e teknologjisë, ka publikuar fotot e para, që po bëjnë xhiron e botës.

Fotografia e parë reale e mundshme e iPhone 7 Plus është shpërndarë në uebsajtin kinez Bastille Post, duke na dhënë një pamje më nga afër të dizjanit të smartfonit, që pritet të dalë së shpejti në treg.

Ndryshimi më i dukshëm në telefon është përfshirja e një kamere shumë të përfolur dual-lente me formë pilule ndryshe nga rrethorja, që kishte më parë.

Thashethemet bien në kontraditë me njëra tjetrën, pasi nuk dihet nëse iPhone 7 apo iPhone 7 Plus do të ketë kamerën dy lentëshe, apo të dyja bashkë.

SHKARKO APP