Paqartësia e Brexit – Nissan do të ndërtojë modelin e ri X-Trail në Japoni
Prodhuesi i automjeteve Nissan ka braktisur planet për të ndërtuar modelin e ri të SUV X-Trail në Britani, duke thënë se ai kishte marrë vendimin për të konsoliduar prodhimin në Japoni. Dy muaj përpara Brexit, Nissan paralajmëron se pasiguria dhe paqartësia se çfarë do të ndodhë e bënë më të vështirë planifikimin për të ardhmen.
Nissan tha katër muaj pasi Britania votoi për të lënë Bashkimin Evropian në qershor 2016 se do të prodhonte X-Trail të ri në Britani, kjo shihej si një votë e madhe e besimit në vend ndaj kryeministres Theresa Maj. Në atë kohë, sipas një burimi të “Reuters”, Nissan kishte marrë një letër nga qeveria ku i premtohej mbështetje shtesë edhe në rast se largimi i Britanisë nga BE do të godiste konkurrencën e fabrikës së saj.
Por të dielën, Nissan, fabrika më e madhe që operon në Britani, ku ajo ndërton afërsisht 30 për qind të 1.52 milionë makinave në vend, tha se ishte duke e thyer atë vendim.
“Kompania ka vendosur të optimizojë investimet e saj në Evropë duke konsoliduar prodhimin e X-Trail në Kyushu, qendër prodhimi për këtë model global”, tha kompania në një deklaratë të dielën.
“Ndërsa kemi marrë këtë vendim për arsye biznesi, paqartësia e vazhdueshme rreth marrëdhënieve të ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE nuk po ndihmon kompanitë si tonat të planifikojnë për të ardhmen”, tha Kryetari i Evropës, Gianluca de Ficchy.
Vitin e kaluar Nissan prishi qindra vende pune në fabrikën e Sunderlandit në përgjigje të kërkesës në rënie për modelet e naftës. Prodhimi në vend ka rënë 11 për qind në vitin 2018.