Paralajmërimi i ekspertëve: Ky është dëmi serioz që ju shkaktojnë dritat LED

Dritat LED mund të dëmtojnë shikimin tuaj në mënyrë permanente dhe t’ju shkatojnë probleme të tjera shëndetësore.

Lajmin e bën të ditur Agjencia Franceze për Ushqimin, Mjedisin e Shëndetin dhe Sigurinë në Punë (ANSES), e cila paralajmëron se dritat LED janë ‘foto-toksike’.

Sipas një raporti me 400 faqe ky lloj ndriçimi sjell dëmtim të përhershëm të retinës dhe mund të çrregullojë ritmet e gjumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

ANSES u bëri apel zyrtarëve që të rishikojnë limitin maksimal për ekspozimin ndaj dritave LED,  të cilat emetojnë dritë blu në sasi të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Celularët me ekran LED, tabletat dhe kompjuterat nuk paraqesin rrezik për shikimin, por sipas ekspertëve, llambat që përdoren në fenerët e makinave mund të jenë të dëmshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?