Parisi planifikon të ndërtojë një pyll 5 herë më të madh se Central Park i New York-ut

Për më shumë se 15 vjet, qyteti i Parisit ka planifikuar të mbjellë një pyll të ri në fushën e Pierrelaye-Bessancourt, e ndodhur në periferi. Por plani është përballur gjithnjë me pengesa pasi njerëzit kanë debatuar për përdorim më të mirë të tokës.

Politikanët francezë e kanë kthyer sërish në vëmendje këtë plan, në mënyrë që të realizohet projekti i ri-gjelbërimit. Plani SMAPP parashikon 5.2 milje katror të mbjelljes së pemëve dhe bimëve.

Ky park i ri llogaritet të jetë rreth pesëfish më i madh se Parku Qendror i New York-ut. Në rast realizimi, pylli do të jetë rreth 18 milje në veriperëndim të qendrës së qytetit të Parisit.

Vendi në Pierrelaye-Bessancourt kufizohet nga rrugët dhe është afër lumit Seine.

Për rreth një shekull, Pierrelaye-Bessancourt ka qenë tërësisht një tokë djerrë. Nga 1896 deri 1990, në këtë fushë qyteti i Parisit mbuloi 865 hektarë me mbetjet e ujërave të zeza për t’i fekonduar ato.

Sot, zona vepron si një vendgrumbullim për plehrat parisianë.

Paris tani dëshiron ta transformojë zonën në një pyll të harlisur. Për të arritur pjekurinë, do të duhej 30 deri në 50 vjet.

Siç tregon harta më poshtë, pylli do të ketë shtigje hiking, një qendër të kuajve, zona të mbrojtura, disa parkingje, etj.

Pylli do të krijonte një habitat për bimët dhe kafshët e egra. Kjo gjithashtu do të ndihmonte në uljen e emetimit të gazrave të efektit të serrave pasi që pemët konsumojnë CO2.

Projekti është një nga përpjekjet më të fundit të qytetit për të reduktuar ndotjen e ajrit në Paris dhe rreth tij.

Në vitet e fundit, Paris është përpjekur të instalojë më shumë hapësira të gjelbra të orientuara kah këmbësorët në qytet. Për shembull, një park i ri pa makinë dhe shëtitore përgjatë lumit Seine u hap në verën e vitit 2016.

SHKARKO APP