Përdorën Google Maps, rreth 100 shoferë ngelin në baltë
Ok Google më nxirr nga kjo fushë. Rreth 100 shoferë duke u përpjekur të shmangin një bllokim trafiku pranë Aeroportit Ndërkombëtar Denve ngecën brenda në baltë pasi përdorën Google Maps, që iu dha një rrugë alternative.
Disa makina nuk mund të kalonin përmes llumit dhe më pas dhjetëra të tjera u bllokuan pas tyre.
Google tha se rruga nuk ishte shënuar si private.
“Ndërsa ne gjithmonë punojmë për të ofruar udhëzimit më të mira, problemet mund të lindin për shkak të rrethanave të paparashikueshme të motit. Ne inkurajojmë të gjithë shoferët të ndjekin ligjet, të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të përdorin logjikën gjatë ngasjes së makinës,”-tha Google.