Përdoruesit në panik! Ndalon së funksionuari Instagram

Instagram, një prej aplikacioneve më të përdorura në botë ka ndaluar së funksionuari.

Sipas DownDetector, problemet kanë nisur rreth orës 16:09 dhe kanë prekur Europën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që Instagram nuk ka bërë ende asnjë koment për rastin, 84% raportuan se kishin probleme me faqen kryesore, 10% me logimin dhe 5% me rrjetin.

Përdoruesit janë ankuar në rrjetet e tjera sociale se ky problem po bëhet i shpeshtë për aplikacionin.

Nuk dihet se kur do të rregullohet ky problem.

SHKARKO APP