Përgjysmohet tregu i makinave në Europë – Italia kryeson rënien, bie me 85% gjatë marsit

Tregu europian i makinave u përgjysmua në Mars për shkak të alarmit Covid-19. Të dhënat për regjistrimet e reja tregojnë një rënie prej 51.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke zvarritur tregun që nga fillimi i vitit, poshtë me mbi 26 pikë përqindje. 917.953 vetura mungojnë në hapësirën e një muaji, për shkak të bllokimit të fabrikave dhe rrjetit të tregtarëve, si dhe salloneve të shitjeve.

Rezultati më i keq u regjistrua në Itali, vendi i parë që shpalli urgjencën, me një kolaps të  regjistrime prej 85.4%. Franca (-72.2%) dhe Spanja (69.3%) ndjekin. Ndikimi i alarmit shëndetësor në Gjermani (-37.7%) dhe Mbretërinë e Bashkuar (-44.4%) është më i përmbajtur. Trendi fuqishëm negativ i tregut italian kushtëzoi rezultatet e FCA në Europë, me një pjesëmarrje gati të përgjysmuar në muaj, nga 6 në 3.2%, dhe rënien më të rëndë të vëllimeve në mesin e prodhuesve, -74.4% .

Ndërkohë, shoqata e kompanive të prodhimit të makinave, po i kërkon Europës të përcaktojë një strategji të koordinuar për të rihapur prodhimin e automjeteve në mënyrë të sigurt dhe një seri masash për të mbështetur dhe ringjallur sektorin. Prodhuesit flasin për nevojën e ndërhyrjeve për të stimuluar kërkesën për të gjitha kategoritë e automjeteve, për të zhbllokuar homologimin dhe regjistrimet e automjeteve të teknologjisë më të fundit. Volkswagen ka njoftuar rihapjen e pjesshme të fabrikave të saj duke filluar që javën e ardhshme. Ekspertët thonë se prodhimi duhet të rinisë sa më shpejt, pasi në të kundërt do të jetë e pamundur të rikthehemi te prodhimi në shkallë të gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?