Përplasja FIFA 2019-PES 2019
Përtej konkurrencës dhe licencave, sfida mes “FIFA 2019” dhe “Pro Evolution Soccer 2019”, është një “derby” që rinovohet çdo vit dhe që transformon vazhdimisht të dhënat e shitjeve. Dy video-lojërat kanë përqasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për arkitektonikën grafike të lojës.
PES mund të bëjë fare pak për të rivalizuar super pushtetin ekonomik dhe mediatik të FIFA-s, që këtë vit ka rimarrë Champions League-n, Serinë A, pa pasur më nevojë të përdorë logo, simbole dhe bluza fiktive, të paktën përsa i përket kampionateve kryesore në botë.
Ndërsa tek fytyrat e lojtarëve, të dy video-lojërat shfaqin një perfeksion në limit të fotorealizmit, sidomos për futbollistët më të dashur dhe një pakujdesi të përgjithshme jo vetëm për lojtarë të dorës së dytë, por edhe për ata që luajnë në skuadra të mira, por nuk kanë shumë famë.
PES ka një grafikë të trupave dhe të topit vërtetë spektakolare, që bashkuar me kapacitetin e manovrimit, e bën lojën një simulim të kuruar mjaft mirë, por jo pa defekte. Lëvizja e lojtarëve është me kuptim, sulmi impostohet me kujdes dhe precizion, pa qenë nevoja që të vrapohet kaotikisht pas topit.